Cani për Boden: E denoncova, tani e ka në dorë Prokuroria

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ia ka lanë në dorë Prokurorisë paraardhësin e tij Ridvan Bode, pas padisë së ngitur ndaj tij.Duke folur për këtë çështje në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, Cani tha se detyra e tij është përmbyllur me denoncimin e shkeljeve të konstatuara nga Ministria që ai drejton.“Aktualisht gjithçka është në dorën e Prokurorisë.Unë dorëzova në Prokurori shkeljet që zbulova”.Ridvan Bode sëbashku me Sherefedin Shehun akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkeljen e barazisë në tendera në ndërtimin e Rrugës së Kombit.Sipas padisë Ministria e Financave ka marrë një kredi prej 230 milionë eurosh në vitin 2009 me 13% interes. Ky interes konsiderohet si mjaft i lartë nga drejtuesit e rinj të financave, ç’ka përbën një abuzim të madh me paratë e shqiptarëve.Kredia e marrë do të përdorej në përfundimin e rrugës, e cila gjatë gjithë ndërtimit të saj u ndoq nga hijet e abuzimit e Financat e kanë cilësuar këtë përqindje si një abuzim të pastër,duke i kushtuar buxhetit të shtetit 60 milionë euro dëm.