Pukë, "Miqtë e Mjedisit" reagojnë për pyjet: Po i shkatërron prerja e pamëshirshme

Pukë - Pyjet e lëna në mëshirë të fatit po shkojnë drejt shkatërrimit. Në rrethin e Pukës kanë mbetur vetëm 6 punonjës në shërbimin pyjor, të cilët meren vetëm me menaxhimin dhe jo me ruajtjen e tyre, duke bërë që keqbërësit t’i presin pa patur frikën e askujt.Edhe pse pasuria më e madhe e qytetit, pyjet e rrethit të Pukës janë lënë në mëshirë të fatit, pas reformave  në  Shërbimin Pyjor të Shqipërisë.Në rrethin e Pukës, kanë  mbetur vetëm 6 punonjës të cilët meren vetëm me menaxhimin dhe jo me ruajtjen e tyre, duke bërë që pyjet të priten pa frikë nga ata të cilët prerjen e tyre e kanë kthyer në një biznes fitimprurës edhe pse shkatërrojnë pasurinë e përbashkët.Por anëtarët  e klubit "Miqtë e Mjedisit" në qytetin e Pukës e kanë thyer heshtjen.Shfarosja e pyjeve do të shuante të vetmen mundësi për zhvillimin e rrethit të Pukës, ku zhvillimi i turizmit malori vitet e fundit po merr një hov të madh, si një ndër zonat  atraktive të  veriut  të Shqipërisë.Oranews.tv