Boksi në Bulqizë, tifozët shqiptarë plot energji habisin ambasadorin rus
Bulqizë - Ambasadori i Federates Ruse në Tiranë, Aleksandër Karpushin, ka dhënë përshtypjet e tij për ndeshjen mes boksierit shqiptar Gjetan Keta dhe atij rus, Marat Kazev, ku ka vlerësuar rolin e përkrahësve dhe tifozërisë shqiptare në sfidën e zhvilluar në Bulqizë."Dua të uroj popullin shqiptar për këtë festa sportive, - tha Karpushin. - Përshtypjet më të mëdha i kam nga përkrahësit shqiptarë të boksierit Gjetan Keta. Jam plot emocione. Nuk e dija që shqiptarët ishin me kaq shumë energji. Besoj se falë kësaj energjie të tifozëve, Gjetani ka fituar sot".Qëndrimet e diplomatit rus vijnë në kohën kur tensionet mes aleatit tradicional të Moskës, Serbisë dhe Shqipërisë janë rritur ndjeshëm, pas incidenteve në takimin e Beogradit e megjithatë - ndryshe nga ç’ndodhi të martën, ku ndër të tjera himni shqiptar u fërshëllye nga serbët - mbrëmjen e së shtunës në Bulqizë, atmosfera dhe respekti për boksierin mik ishte ndryshe, që tek momenti i himnit.