Numërimi elektronik, KVO përzgjedh INDRA-n për Fierin, hap tenderin për Tiranën
Kompania spanjolle INDRA është përzgjedhur nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave për të vazhduar në fazën e mëtejshme tè negociatave për realizimin e Sistemit Elektronik të Numërimit të votave në Qarkun e Fierit. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha tha se KVO pas shqyrtimit të ofertave teknike dhe dokumentacionit administrativo-ligjor të paraqitur nga 4 kompanitë në garë nga ku përzgjodhi INDRA-n, komisioni ka filluar dhe po vazhdon negociatat në termat financiare dhe teknike të ofertës së paraqitur nga kjo kompani.“Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po zhvillon proçedurën prokuruese me objekt: “Realizimi i Sistemit Elektronik të Numërimit të votave në Qarkun e Fierit”, me pjesmarrjen e kompanive:1- INDRA, kompani spanjolle2- Election Sistem & Softëear, kompani amerikane3- DRS, kompani angleze4- SCYTL, kompani spanjolleNë përfundim të shqyrtimit të ofertave teknike dhe dokumentacionit administrativo-ligjor të paraqitur nga këto kompani, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave përzgjodhi për të vazhduar në fazën e mëtejshme tè negociatave kompaninë spanjolle INDRA.Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka filluar dhe po vazhdon negociatat në termat financiare dhe teknike të ofertës së paraqitur nga kjo kompani.Kompania INDRA në bazë të materialit të paraqitur është një kompani spanjolle por me një shtrirje në mbi 30 vende të Evropës dhe botës.INDRA ka eksperiencë të konsoliduar në fushën e menaxhimit të zgjedhjeve si dhe ka realizuar me sukses projekte të ngjashme në fushën e numërimit elektronik të votave, siç janë zgjedhjet për bashkinë e OSLO-s të zhvilluara në Norvegji dhe ato të Londrës të zhvilluara në Angli” tha ajo.Përvec kësaj Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, ka hapur procedurën për realizimin e Sistemit Elektronik të Verifikimit të votuesve në qarkun e Tiranës, ku kanë paraqitur ofertat e tyre teknike1- INDRA, kompani spanjolle2- Aleat & Morpho, bashkim kompanish shqiptaro franceze3- Communication Progress, kompani vendase4- Proton, kompani vendase.5- R&T, kompani vendaseKomisioni i Vlerësimit të Ofertave është në fazën shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave të paraqitura nga këto kompani.