Sa janë dhe sa sulmohen? Mitropoliti i Korçës intervistë në Tonight
Të jesh ortodoks në një masë të gjerë në shoqërinë shqiptare idëentifikohet me të qënit grek. Nën këtë shqetësim e ka ngritur bisedën në Tonight Ilva Tare Mitropoliti i Korces, Hirësia e tij, Imzot Joani.Vjedhja e herëpashershme e kishave, akuzave të shumta në drejtim të tyre, janë disa nga sulmet që evidenton ai ndaj kishës ortodokse, pa lënë mënjanë edhe cështjen e kthimit të pronave, proces që sipas Mitropolitit po zvarritet si rezultat i mungesës së vullneti të shtetit. Duke e bazuar të gjithë filozofinë e kishës në respektimin e dinjitetit njerëzor, Mitropoliti i Korces, Hirësia e tij, Imzot Joani vlerëson atdhedashurinë si vlerë njerëzore të mbështetur në dashurinë për vendin por jo urrejtjen, ashtu sic ka ngritur shqetësimin edhe në raport me kthimin emigrantëve shqiptarë nga shteti grek për shkak të toponimeve. Lidhur me dramën e deputetit Namik Dokle, Mitropolia vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim, se drama fyen dhe denigron kishën, por nuk lë pa thënë se është spekuluar mjaft me këtë cështje.Më poshtë pjesë nga intervista:Cili ishte roli i Fan Nolit në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale?Ishte i jashtëzakonshëm kontributi sidomos në rritjen e ndërgjegjës kombëtare, edhe pse ai nuk u mor shumë me procedurat.Nuk u fol për të në 100 vjetorin e pavarësisë, pse?Përjashtimi i disa figurave është mënjanim i historisë, largimi i tyre do të thotë të deformohet historia. Cdokush që ka dhënë kontribut në historinë e vendit duhet të marrë vlerësimin që i takon. Nuk di të them nëse ky fakt ishte i qëllimshëm, apo harresë.Sa besojnë shqiptarët?Nuk ka një aparat që të mund të matet kjo, por secili është në kërkim të dickaje, të përgjigjeve të munguara dhe shpësh njerëzit i gjejnë në kishë këto përgjigje. Është vështirë të gjesh motivet pse vine, por di të them që vinë shumë.A vini re një krizë morali në shoqërinë shqiptare?Natyrisht kjo vihet re në të gjithë botën, jo vetëm këtu. Morali i kishës lidhet me besimin te Perëndia. Besimi nuk mund të imponohet, kushdo ka të drejtë të besojë apo jo. Unë nuk besoj se mund të ketë njeri 100% ateist.Kryepeshkopi Anastas është në qendër të sulmeve, si e shpjegoni?Është histori prej 20 vitesh, s’ka asgjë të re, janë po të njëjtat akuza,unë jetoj brenda kishës dhe besoj se pa kontributin e tij nuk mund të ngrihej kisha. Lidhur me statutin, ishte statut që paraqiste problematikën e asaj kohe dhe këto s’mund ti shërbenin kishës pas ’90.Pse ska marrë pasaportë shqiptare?Është në nderin e shtetit shqiptar t’ia japë një pasaportë. Duhet të mësojmë të nderojmë njerëzit që na ndihmojnë.E ka penguar autoqefalinë fakti se Kryepeshkopi është shtetas grek?Autoqefali do të thotë në radhë të parë të kesh pavarësi financiare dhe në këtë drejtim gjatë 20 viteve është punuar shumë. Pra jo vetëm që s’është penguar por është punuar dhe ndihmuar shumë.Kisha smund të dëmtohet nga etnia.Pas 21 vitesh është krijuar mundësia që të kemi brezin tonë për drejtimin e kishës?Ky është një proces i gjatë dhe ne jemi në këtë proces. Kisha po rritet me njerëz që janë të këtij vendi.Në krye të kishës gjithmonë duhet të jetë një drejtues me eksperiencë të madhe.Ka kufizim mandati për episkopin?Jo nuk ekziston dicka e tillë, është i përjetshëm.A mund të themi se keni qenë vazhdimisht nën sulm, duke identifikuar të qënit ortodoksë me grek?Po vazhdimisht jemi sulmuar, shpesh pa të drejtë. Cdo ditë na vjedhin kisha dhe ne shpesh kemi heshtur. Akuzat në pjesën më të madhe ngrihen mbi bazë të thashethemeve. Në kishë nuk mësohet greqisht sic pretendohet.Një fakt i tillë vlen vetëm për zonat minoritare, është e drejtë e tyre të mësojnë në gjuhën e tyre.Nikolla Marku, e njihni si prift?Ai nuk është emëruar nga episkopi dhe s’mund të jetë i tillë.Komisioni për përkthimin e Ungjillit, si po shkon puna?Lindi nevoja për të pasur një libër që të jetë i kuptueshëm edhe nga brezi i sotëm. Sapo e kemi përfunduar dhe së shpejti pritet të botohet, është një punë 2 vjecare e një grupi pune prej 7 vitesh. Ishte një punë e vështirë, në përshtatjen e kuptimit të disa fjalëve. Nuk do të ketë një ndryshim rrënjësor, pasi Kristoforidhi ka bërë një punë të shkëlqyer.Cili është raporti i kishës me nacionalizmin?Nacionalizmi i mbështetur në urrejtje është i papranueshëm.Kur një parti si Agimi i Artë doli të mbrojë kishën një Mitropilitan grek iu përgjigj “cilën ortodokësi do mbroni ju atë tuajën apo të kishës?”. Kisha nga natyra e saj është për dashurinë e të gjithë popujve, të gjithë njerëzve. Urrejtja është kundër besimit, kundër kishës. Kisha nxit cdo njeri të dojë vendin e tij, është e pamundur të duash Zotin e të mos duash vendin, dhe kjo është atdhedashuria e mirë. Ballkani ka nevojë për bashkëpunim. Kisha duhet ti kundërvihet cdo gjëje që bazohet në urrejtje. Brenda mundësive të saj kisha është përjekur dhe ka ngritur zërin edhe për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi.Cilat janë marrëdhëniet tuaja me komunitetet e tjera fetare?Kemi marrëdhënie mjaft të mira dhe kjo është një pasuri që duhet ruajtur dhe forcuar jo vetëm me myslimanët, por edhe katolikët.Ekziston tolerancë në Shqipëri apo mosnjohje e fesë nga njerëzit?Është e vështirë ta përcaktosh, por vetë fakti që skemi pasur konflikt fetare, harmonia mes njerëzve, por dhe mes krerëve fetarë e dëshmon këtë tolerancë. Por kjo duhet kultivuar dhe pasur kujdes në këtë drejtim.Kërcënimet vinë nga vecimi i komuniteteve, sulmeve të tyre, por sbesoj se do kenë peshë.Çraport keni me shtetin?Shteti është laik, marrëveshjet kanë rregulluar marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Unë do kisha dashur të kishte bashkëpunim edhe më të madh. Kthimi i pronave sështë për tu bërë komunitetet fetare të pasura, por për të aftësuar këto komunitete në realizimin e punës së tyre, kufizimi i burimeve kufizon dhe shërbesën e njerësve. Në ’67 pronat tona u morën me një dekret, ndërsa sot për cdo pronë kërkohet një gjyq që e zvarrit procesin dhe e bën gati gati të pamundur, i tjetërson pronat. Ne kërkojmë pronat që ishin të lira dhe mund të jepeshin nëse do kishte vullnet.Vjedhja e afreskëve të Onufrit, mund të pengohej ?Ajo mund të ruhej shumë më mirë nëse do kishte një bashkëpunim më të madh kishë-shtet. Janë qindra kisha, disa edhe në zona të largëta dhe caktimi i kujdestarëve do ndihmonte shumë në këtë drejtim. E gjithë shoqëria jonë duhet ishte më e ndërgjegjshme ndaj këtij fenomeni. Afreskët s’mund të shiten nga mënyra si janë marrë, thjesht kanë bërë një dëm ndaj nesh.Drama e Dokles?Është spekuluar shumë në këtë drejtim. Kisha ka bërë vetëm një deklaratë, që kjo dramë fyen dhe denigron komunitetin ortodoks.Kisha është deniguar për një kohë shumë të gjatë.Ringjallja e kësaj gjëje na duket sikur e rikthen edhe njeherë. Vendimin e merr Teatri sigurisht, se kemi vënën ne në skenë.Sa jeni ju ortodoksët, Censusi ju ka nxjerrur 6,7%?Vetëm qarku i Fierit ka 10% ortodoksë, smund ta zhbësh me emigracionin, të gjithë kanë emigruar. Prisnim një reagim pas deklaratës së kishës që nuk e njeh censusin, skemi asnjë përgjigje, për komunitetin ortodoks kjo është e papranueshme, sepse është e pavërtetë. Kjo mbase mund të jetë edhe e qëllimshme, por është e padrejtë dhe ky komunitet ndihet i lënduar.Keni bërë një census tuaj vetjak?Kisha ka të drejtën dhe për ta bërë censusin për të pasur regjistrin e saj dhe sipas regjistrit që kemi jemi mbi 24%. Ne kemi bërë një lloj sondazhi, duke pyetur njerëzit që vinin në kishë nëse janë pyetur dhe mbi 20 000 veta kanë deklaruar që sjanë pyetur fare.Kthimi i emigrantëve shqiptarë për shak të toponimeve, si e shihni?Duhet ruajtur identiteti i cdo njeriu.