Krimi në vend, Halimi: MD paketë penale, më e ashpra në këto 20 vite
Me qëllim ashpersimin e politikes penale per krime me rezikshmeri te larte shoqerore nga njera ane, duke kerkuar denimin e ashper te autoreve dhe mbajtjen e tyre per nje kohe te gjate ne burg dhe perdorimin e mjeteve alternative te burgimit per te denuarit qe nuk paraqesin rezikshmeri te larte, MD pritet të dalë me paketën penale më të ashpër në këto 20 vite.Kjo nisur edhe nga përshkallëzimi në rritje i nivelit të krimit në vend. Ka qenë Ministri Eduart Halimi që në profilin e tij në facebook e ka bërë me dije këtë fakt, ku deklaron se janë një grup ekspertesh ne Ministrine e Drejtesise që po merren me pregatitjen e kësaj pakete. Nisur nga kjo, parashikohet që për disa krime te kryera me dashje dhe me rrethana renduese, denimi prej 25 vjetesh është i ulët. Diapazoni nga 25 vjet burgim deri ne denimin burgim i perjetshem eshte shume i madh, ndaj ky diapazon duhet te ngushtohet, nga ku denimi minimal nuk mund te jete me i vogel se 28 vjet burgim dhe per disa te tjere jo me pak se 38 vjet.“Te dashur miqte e mij,Nje grup ekspertesh ne Ministrine e Drejtesise jane duke pergatitur paketen ligjore per Reformen ne Drejtesine Penale (Kriminale). Kjo pakete do te kete nje qasje te dyfishte: ashpersimin e politikes penale per krime me rezikshmeri te larte shoqerore nga njera ane, duke kerkuar denimin e ashper te autoreve dhe mbajtjen e tyre per nje kohe te gjate ne burg dhe perdorimin e mjeteve alternative te burgimit per te denuarit qe nuk paraqesin rezikshmeri te larte.Paketa e pergatitur per Reformen ne Drejtesine Penale, eshte ne procesin e diskutimit te brendeshem, por ajo do te jete PAKETA ME E ASHPER PENALE NE KETO 20 VJET.Per disa krime te kryera me dashje dhe me rrethana renduese, denimi prej 25 vjetesh qe ne kemi si denim maksimal per kete lloj denimi, eshte i ulet. Mendoni dike qe ka vrare nje zyrtar, nje polic, nje grua, nje femije, dhe autori eshte vetem 20 vjec!Diapazoni nga 25 vjet burgim deri ne denimin burgim i perjetshem eshte shume i madh, ndaj ky diapazon duhet te ngushtohet.Ne kemi parashikuar se per disa krime denimi minimal nuk mund te jete me i vogel se 28 vjet burgim dhe per disa te tjere jo me pak se 38 vjet.- Vrasja e funksionareve publike- Vrasja e femijeve- Vrasja per gjakmarrje dhe hakmarrje- Vrasja e gruas, apo krimi brenda familjesPer disa krime te tjera minimumi i denimit serish duhet rritur, si nje pergjigjie ndaj forces se krimit:- Mbajtja e armeve-Djegia e pyjeve- Aksidentet me makine me pasoje vdekjen.Paketa qe ne kemi pergatitur kemi besimin se do te beje te tkurret krimi ordiner. Te gjithe e mbajme mend situaten para vitit 2005, banda qe luanin me koke njerezish, banda qe qellonin me automatik ne mes te lokalit, digjnin te gjalle konkurentet ne makina. Ne keto 7 vjet ne tkurrem krimin e organizuar. Tashme eshte rradha e krimit ordiner. Me kete pakete, me te ashpren qe eshte pare ndonjehere per krimin ordiner, ne synojme te tkurrim ate, me shume se kurre me pare. Deri para 2005 kreret e bandave leviznin me makinat e deputeteve ne pushtet ne ate kohe, sot kriminelet jane pas hekurave. Ne pergjimet e krereve te bandave bashkepunimi me Edi Ramen quhej i suksesshëm.Ky eshte ndryshimi..” shkruan Halimi.Lidhur me këtë inisiativë, Ministri Halimi ka kërkuar mendimin e miqve të tij në rrjetin social, duke shtruar disa pyetje në drejtim të tyre.“Une do doja mendimin tuaj, per Paketen me te Ashper per Krimin ne keto 20 vjet:A mendoni dhe ju se denimi 25 vjet eshte i ulet per disa krime dhe se ai duhet cuar ne 40 vjet?A mendoni se duhet te kete edhe krime te tjera qe duhet te kene kete denim si denimin me te ulet?A mendoni se denimi per armembajtjen pa leje duhet te rritet?Mendimi juaj eshte shume i rendesishem per mua, sepse se bashku duhet te ecim ne rrugen e reformave, ne rrugen e ndryshimit te njepasnjeshem per shtet ku sundon ligji.Ne jemi ndryshimi..Perpara..” përfundon Halimi.Gjatë ditës Ministrja e Integrimit i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Ministrit të Drejtësisë, ku kërkon ashpërsim të kodit penal.