Berisha në facebook për vizitën në Mynih: Borxhi i Shqipërisë, jashtë çdo problemi serioz
Edhe pse është ngritur si shqetësim rritja e nivelit të borxhit në vend, Kryeministri Berisha ka deklaruar ky borxh është jashtë cdo problemi serioz. Teksa ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social facebook temat dhe diskutimet e Konferences së 49 per Sigurine në Mynih, ku po merr pjesë dhe Kryeministri, Berisha tha se debati, por dhe diskutimet me zyrtare dhe eksperte te shquar, ishin shume vleresuese dhe inkurajuese per ekonomine tone.“Ne Mynih, ne Konferencen e 49 per Sigurine, ceshtja e pare qe u debatua ishte kriza ekonomike e Eurozones. Ministri i Financave te Gjermanise theksoi se borxhet publike mbi dyfishin e GDP-se jane problematike. Z. Schauble u shpreh me optimizem per zhvillimet ne vazhdim dhe theksoi se duhet te bejme me shume per kompetitivitetin. Debati, por dhe diskutimet me zyrtare dhe eksperte te shquar, ishin shume vleresuese dhe inkurajuese per ekonomine tone.Bazuar ne sa me siper del se borxhi i Shqiperise prej 60% te GDP-se eshte jashte cdo problemi serioz. Sikunder, vendimet e fundit te qeverise si heqja e TVSH per makinerite, heqja e tatimit mbi te ardhurat personale dhe perdorimi i dividentit per krijimin e kompanive te biznesit social, jane reformat me te rendesishme qe do te bejne shume me konkurruese ekonomine tone, do te nxisin investimet direkte, rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve te reja te punes” shkruan Berisha.Konferenca e Mynihut është një event i përvitshëm me rëndësi globale në fushën e politikës së sigurisë, e cila që nga viti 1962, angazhon personalitete të larta nga mbarë bota në fushën e politikëbërjes, të mbrojtjes, mendimit, biznesit dhe medias në një diskutim të gjerë mbi çështjet kryesore të sigurisë të kohës sonë dhe sfidat potenciale në të ardhshmen.Në sesione të veçanta të saj, Konferenca do të adresojë pikëpamje mbi të ardhmen e bashkëpunimit të komunitetit euro-atlantik të sigurisë, kriza në Zonën Euro dhe e ardhmja e Bashkimit Europian, roli i fuqive në rritje për sigurinë ndërkombëtare, siguria dhe stabiliteti në Europën Juglindore dhe Kaukaz dhe çështje aktuale të sigurisë globale si kriza në Siri dhe Mali, energjia, siguria kibernetike.Konferenca do të drejtohet nga Ëolfgang Ischinger dhe në të pritet të marrin pjesë Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joseph Biden, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian dhe Përfaqësuese e Lartë për Çështjet e Jashtme e Politikën e Sigurisë së Bashkimit Europian, Baronesha Catherine Ashton, Zëvendëssekretari amerina i Shtetit Ëilliam Burns, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Lamberto Zannier, si dhe Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe mbi 70 delegacione qeveritare, si dhe drejtues të korporatave të mëdha dhe përfaqësues të medias.Gjatë zhvillimit të Konferencës, Kryeministri Berisha do të takohet me personalitete të ndryshme pjesëmarrës.