Rama: Punësim dhe mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë

Këtë herë kryesocialisti Edi Rama është ndalur në Kukës në familjen e policit të vrarë në krye të detyres Shkëlzen Dobrusha. Familjarët e ish uniformës blu i janë ankuarKryesocialistit se djali i tyre ende nuk ka marrë statusin e Dëshmorit të Atdheut edhe pse është vrarë gjatë ushtrimit të detyrës si punonjësi i policisë rrugore.“Mua më lanë pa rregulluar edhe varrin e djalit, se më thanë do ta tërheqim e ta çojmë në varrezat e dëshmorëve dhe unë mbeta në pritje”u shpreh i ati i policit të rënë në krye të detyrës.Kjo vizitë e Edi Ramës u zhvillua në kuadër të javës së rendit dhe sigurisë publike, si pjesë e diskutimit dhe prezantimit të programit për një Rilindje Shqiptare, ku përfshihen edhe policët e rënë në krye të detyrës.