Krim brenda familjes, plagos kushëririn me armë pas një grindje

Tjetër krim brenda familjes në vend. Një person ka qëlluar me armë zjarri kushëririn e tij në Shkodër, duke e lënë të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Toptan, komuna Shllak të Dukagjinit, ku Marash Mali ka plagosur me automatik djalin e xhaxhait të tij, Sokol Malin, pas nje konflikti me te.Ky i fundit është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Shkodrës për marrjen ndihmës mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë, të cilat kanë sekuestruar armën e krimit, automatik kallashnikov ndërsa po punojnë për kapjen e Marash Malit, i dyshuar si autor plagosjes. Nga ana e bluve vijojnë hetimet, ndërsa paraprakisht konflikti mes dy kushërinjve dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.