MPJ dënon sulmin e Ambasadës në Ankara, shpreh angazhimin në luftën kundër terrorizmit

Ministria e Punëve të Jashtme dënon aktin terrorist të ndodhur në ambasadën e SHBA-së në Ankara, prej të cilit humbën jetën punonjës të Ambasadës dhe një qytetar si dhe shpreh solidaritetin e saj në këtë moment të vështirë.Përmes një deklarate për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme shpreh ngushëllimet e saj qeverive të Turqisë e SHBA-së dhe familjeve të viktimave në këtë moment të vështirë.Gjithashtu MPJ siguron edhe një herë angazhimin e saj në luftën kundër terrorizmit, si një sfidë e përbashkët e për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë.