Zgjedhje në Bullgari, të pestat për dy vjet

Bullgari - Bullgarët do të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme parlametare të dielën për të pestën herë në dy vjet. Analistët mendojnë se këto zgjedhje ka shumë mundësi të prodhojnë një koalicion të brishtë, të cilit i duhet të bëjë një luftë të ashpër për çrrënjosjen e korrupsionit të lartë dhe të rringjallë ekonominë e vendit në lindje të Europës.E udhëhequr nga një ish-bodyguard, partia e qendrës së djathtë GERB është favorite për të fituar, por mendohet se nuk mund të fitojë një shumicë të konsoliduar. Kjo mund të kthejë në skenë partitë e vogla, të cilat pritet të jënë determinante në krijimin e qeverisë, ose me socialistët qe ishin në qeveri, ose me opozitën.Por përtej llogarive matematikore partiake, qytetarët bullgarë janë të lodhur dhe të zhgënjyer nga klasa politike në vend, të cilët janë të detyruar të votojnë të njëjtët figura teksa jeta e tyre nuk ka asnjë përmirësim. Dhjetëra mijëra persona vitin e kaluar protestuan në qytete të ndryshme të vendit, për të shprehur pakënaqësitë e tyre.Një periudhë e mëtejshme paqëndrueshmërie politike mund të mbajë ekonominë në apati dhe udhëheqësit të cilët nuk munden të çojnë përpara reformat, si rritja e moshës së pensionit, thithja e investimeve të huaja dhe zgjidhjen e krizën e brendshme bankare në vend.Palët ranë dakord për zgjedhje të parakohshme më 5 tetor, pas rrëzimit të koalicionit të kryesuar nga socialistët, e cila zgjati një vit në detyrë, por mandati i tyre u zbeh nga protesta në rrugë, përmbytjet vdekjeprurëse dhe probleme të tjera në vend.Bullgarët janë anëtarët më të varfër të Bashkimit Evropian, ku pagat e tyre dhe standardet e jetesës janë ende shumë larg mesatares së bllokut. Ekonomia pritet të rritet 1,5 për qind këtë vit, një rritje kjo më e ngadaltë se Rumania, e cila parashikon 2.2% rritje.