Iraku s'lejon vendet arabe të godasin IS-in nga toka e tij
Irak - Kryeministri irakian, Hajder al-Abadi, është shprehur për BBC se është totalisht kundër që shtetet e tjera arabe të kryejnë veprime ushtarake në vendin e tij, për të sulmuar bazat e Shtetit Islamik. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe disa vende të tjera i janë bashkuar koalicionit të kryesuar nga SHBA, por kanë kryer sulme vetëm në bazat e ISIS në Siri deri tani. Ndërsa në Irak ndërhyrjet kanë ardhur vetëm nga avionët amerikanë, britanikë dhe francezë.Në një intervistë për BBC, Al-Abadi shtoi gjithashtu që ushtria irakiane mund ta mposhte Shtetin Islamik nëse do të kishte mbështetjen e duhur nga ajri prej aleatëve, por theksoi se nuk nevojitej që ushtarë të huaj të futeshin në territorin irakian. “E kemi bërë të qartë se nuk do të pranojmë trupa të huaj”, citohet Al-Abadi.Ndërkohë, në Bagdat, të paktën 35 persona mbetën të vrarë si pasojë e një vale sulemesh me bomba në zonat me shumicë Shiite. Lajmi është konfiormuar nga policia e vendit dhe gjtihashtu autoritetet mjekësore. Kjo është një nga ditët më të dhunshme në kryeqytetit irakian, që pas bombardimeve të udhëhequra nga shtetet e bashkura të amerikës kundër shtetit islamik.Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit, por dyshohet se sulmet i kanë kryer militantët ultra-radikale sunitë, të cilët kanë sekuestruar territore të mëdha në veri të Irakut dhe më herët kanë kryer sulme të ngjashme në vend.Oranews.tv