Të paktën dhjetë të vdekur në ditën e parë të shkollës në Ukrainë

Të paktën dhjetë vetë kanë humbur jetën të mërkurën, kur disa bomba ranë në oborrin e një shkolle dhe në një furgon aty pranë, në Donjeck.Sipas dëshmitarëve, në furgonin që shpërtheu u nxorën gjashtë trupa të vdekur, ndërsa rebelët separatistë nxituan të inspektonin vendngjarjen.Ndërsa në oborrin e shkollës humbën jetën mësuesi i biologjisë dhe prindi i një fëmije, por famirësisht mes të vrarëve nuk kishte nxënës, të cilët kishin ardhur për ditën e parë të shkollës.Në lindje të Ukrainës separatistët rusë mbajnë ende nën kontroll pika kyçe brenda qyteteve, sidomos Donjeckut që ka një popullsi prej një milionë banorësh.Rreth qytetit dhe në aeroportin e mbajtur ende nga ushtria ukrainase, luftimet vazhdojnë. Pavarësisht kësaj, autoritetet vendosën që shkolla të rifillonte.Para shpërthimeve prindërit shpreheshin të kënaqur që më në fund fëmijët mund të shkonin në shkollë, pasi tashmë ishin mësuar me shpërthime dhe luftime.