Turqia zotohet të luftojë grupin islamik
Turqi - Zotimi për të mbrojtur varrin 700-vjeçar të Sulejman Shahut, themelues i Perandorisë Osmane, në një enklavë turke në veri të Sirisë, mund të vendosë rolin e Turqisë në fushatën ushtarake kundër shtetit islamik.Zëvendës kryeministri Bulent Arinç tha se militantët kanë avancuar në afërsi të mauzoleumit prej guri, i cili ruhet nga ushtarët turq në brigjet e Eufratit. Varri është vënë në pronësi të Turqisë, së bashku me territorin në bazë të një marrëveshje më Francën në vitin 1921, kohë në të cilën Siria drejtohej prej saj.Ankaraja e konsideron vendin territor sovran dhe e ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se do të mbrojë me çdo kusht varrin e lashtë ndaj çdo sulmuesi. Pas forcimit të kontrrollit në zonat përrreth nga militantët sunit, kryenistri Ahmet Davutogu, në atë kohë Ministër i Jashtëm, deklaroi më muajin mars se Turqia do të hakmerret ndaj çdo sulmi të varrit, i cili ndodhet 30 kilometër nga kufiri turk.Militantët ndërkohë kanë shkatërruar shumë varre të konsideruar të Shenjtë, pasi për t’a adhurimi i çdo gjëje përveç Zotit, përbën mëkat. Analistët mendojnë se sulmi mbi varrin e themeluesit të Perandorisë Osmane, do të nxisë Turqinë në ndërhyjë ushtarakisht në luftën kundër shtetit islam.Ndërkohë refugjatët sirianë kurdë vijojnë të zbarkojnë në Turqi. Një prej tyre , Mohammed Mustafa, thotë se mezi ka arritur të shpëtojë nga sulmet. Kurse një tjetër bën thirrje për ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare. Të paktën 160.000 kurdë kanë ikur nga Kobani e fshatrat përreth, duke kaluar në Turqi që nga e premtja e shkuar.