Obama: E kemi nënvlerësuar fuqizimin e Shtetit Islamik
SHBA- Presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar se Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë nënvlerësuar fuqizimin e Shtetit Islamik dhe të militantëve të tjerë me bazë në Siri dhe mbivlerësuan aftësinë e Irakut për t'i luftuar ata.Në një intervistë për rrjetin CBS, në programin 60 minuta, ai tha se është një mit thënia që “nëse SHBA do t'i kishin armatosur rebelët sirianë dy vjet më parë, siç kërkuan disa në Uashington, Siria sot do të ishte në rregull”.Për situatën në Irak, Obama fajësoi pjesërisht ish-Kryeministrin Nouri al-Maliki, duke thënë se ai e nuk I shfytëzoi mundësitë për të unifikuar vendin. Presidenti Amerian u shpreh se Maliki kishte dyshime për sunitët dhe kurdët dhe ishte më i interesuar për konsolidimin e mbështetjes së tij nga shiitët, në vend që të krijonte një qeveri uniteti.Udhëheqësi amerikan tha se sirianët, irakianët dhe të tjerë në rajon, duhet të mendojnë se çdo të thotë marrëveshje politike. Ai tha se të rinjtë duhet të shqetësohe më shumë për arsimimin e tyre apo punësimin, dhe jo të mëndojnë se janë sunitë apo shiitë. Obama komentoi edhe sulmet ajrore që po zhvillohen nga koalicioni nën drejtimin e tij, duke u shprehur se Al Kaeda është mundur në Irak nga forcat amerikane, por militantët kanë shfrytëzuar vakumin e krijuar në Siri dhe irak për të krijuar atë që sot quhet Shteti Islamik.ar.sh/Oranews.tv