Proçesi i dixhitalizimit, Ministri Pollo: Po ecën me sukses të plotë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2013, 18:08
Ministri i Inovacionit Genc Pollo tha se proçesi i dixhitalzimit po ecën me sukses të plotë. Duke i’u referuar ndryshimeve të bëra edhe në proçesin e arsimit, Ministri Pollo tha se tashmë maturantët këto procese mund ti kalojnë online si në rastin e plotësimit të formualarit A2 dhe tashmë A1.Një tjetër projekt i rëndësishëm i kësaj Ministrie është kalimi në një rrjet të posaçëm të cdo veprimi të bërë nga Ministritë dhe Agjencitë apo qëndrat shtetërore dhe private me qëllim lehtësimin e marrjes së shërbimeve për qytetarët.Të pranishmit vlerësuan edhe proçesin e paisjes me internet të shkollave në të gjithë vendin, duke e quajtur këtë si hapin e sigurt për të gjithë nxënësit e shkollave në çdo skaj të vendit.