Rritja e dhunës në familje, sociologët: Qytetarët duhet të çarmatosen

Këmbanat e alarmit për ndalimin e dhunës dhe krimit brënda në familje duhet të bien fuqishëm. Jetë njerëzish dhe sidomos femrash po vazhdojnë të jenë viktimë e këtij fenomeni. Por cfarë duhet bërë për të frenuar dhe parandaluar ngjarjet makabre që po kalon shoqëria shqiptare?Sociologu i njohur, Zyhdi Dervishi, thotë ka ardhur koha që shoqëria shqiptare duhet të çarmatoset urgjent në mënyrë radikale e në rast se duhet të cënohet edhe pak demokracia.Apelit për c'armatoje të shoqërisë i bashkohen edhe vetë qytetarët, të cilët tashmë janë të mpirë nga ngjarjet e tragjike brënda në familje.Sipas të dhënave zyrtare vetëm viti 2012 u mbyll me një bilanc prej 29 viktimash si pasojë e dhunës në familje ,mes të cilave 24 ishin femra.