Stano: KE po ndjek me vëmendje implementimin e kodit elektoral në Shqipëri

KE po ndjek me vëmendje implementimin e kodit elektoral në Shqipëri. Kështu ka konstatuar Peter Stano, zedhenes i eurokomisionerit Stefan Fule, ku ka deklaruar se po aq e rëndësishme sa arritja e një kompromisi mes palëve, po aq i rëndësishme është dhe implementimi korrekt qoftë i ligjeve apo procedurave.Stano deklaroi se 27 vendet anëtare të BE po e ndjekin me vëmendje të gjithë proçesin elektoral, duke shtuar se zgjedhjet parlamentare të 2013 do jenë një provë për funksionimin e institucioneve. E në këtë kontekst për një mbarëvajtje të mirë të tyre, Stano tha se implementimi i kodit elektoral ka një rëndësi të madhe në këtë drejtim.