Vasili: Politika të reflektojë për 3 ligjet. Kuvendi zgjidhi ngërçin për mandatet

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ripërsëritur apelin drejtuar opozitës për të miratuar tre ligjet e kërkuara nga Brukseli për statusin e kandidatit.Në një konferencë për shtyp, Petrit Vasili theksoi se vizita e komisionerit Fule në Tiranë është një shans që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit."Vizita e komisionerit Fule është një mundësi e artë pasi politikës shqiptare i jepet një shans që Shqipëria të jetë sa më pranë Europës. Në emër të LSI-së riapeloj politikën të maksimalizojë aksionin e saj politik në funksion të integrimit. Nuk është një sfidë e vështirë, që politika të ngrihet mbi veten, mbi kalkulimet e ditës dhe të votojë ato tre detyrimet që Europa i kërkon. Bëhet fjalë për tre elementë që ndihmojnë jetën e shqiptarëve por njëkohësisht ndihmojnë edhe procesin e integrimit” ka theksuar Vasili.Gjithashtu, Vasili theksoi se LSI do investohet me gjithë fuqinë e saj politike në drejtim të kontruktivitetit të domosdoshëm për të rrëzuar muret që ekzistojnë dhe për të lidhur urat e komunikimit që e çojnë vendin drejt integrimit.Vasili komentoi edhe ndarjen e mandateve që u bë nga Kuvendi si në vitin 2009, ku tha se, kjo zgjidhje ishte mundësia e vetme për të zgjidhur ngërcin artificial të krijuar nga PS.“Ne votuam pro ndarjes së mandateve sin ë vitin 2009 për t’i hapur rrugë procesit për zgjedhjet. Apelojmë për uljen e konflikteve. Acarimi i situatës nuk ndihmon askënd. Ne do vazhdojmë të japim kontribut për një sistem më të konsoliduar. Shqiptarët do shkojë në votime, sipas votimit që kanë bërë përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Shqiptarët nuk duan debate pa kuptim, besoj që për ndarjen e mandateve u konsumuan të gjitha etapat ligjore, që opozita i kundërshtoi, ndërsa Kuvendi cliroi ngërcin e krijaur, dhe i dha mundësisë vendit të shkojë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Vasili