Gjinushi: Veprimi i Kuvendit, tentativë e dëshpëruar për manipulim

Duke marrë përgjegjësinë të flasë në emër të opozitës, kreu i PSD-së Skënder Gjinushi ka paralajmëruar se nuk do të njohë asnjë rezultat që del nga ndarja e mandateve sipas skemës së 2009-ës.Giinushi e cilësoi votimin në Kuvend nul dhe ka kërkuar që OSBE-ODIHR-i në rolin e arbitrit të mbajë një qëndrim."Votimi i djeshëm i Kuvendit, ishte një veprim i dëshpëruar për të fituar zgjedhjet me manipulime. Nuk do njohim rezultatin që do të dalë nga kjo ndarje. Ndarja e mandateve sipas vitit 2009 dëmton zgjedhjet e vitit 2013. OSBE të mbajë qëndrim në lidhje me këtë tentativë të shumicës për manipulimin e zgjedhjeve”, tha Gjinushi.Ndarja e mandateve si në 2009, për ekspertin e çështjeve zgjedhore Edurad Zaloshnja do të penalizojë Frymën e Re Demokratike, ndërsa do i japë një mandat PS-së në Berat dhe PD-së në Korçë.Një ditë më parë Parlamenti vendosi me 72 vota pro të maxhorancës që më 23 qershor të 2013-ës të aplikohet skema e mandateve të 2009-ës. Opozita votoi kundër ndarjes, ndërsa abstenoi kreu I PBDNJ-it Vangjel Dule.