Shoqata “Çamëria” kërkon miratimin e rezolutës çame
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2013, 14:33
Shoqata “Çamëria” i bashkohet thirrjeve të partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet për miratimin e rezolutës çame.Ardian Tana, kreu i kësaj shoqate e theksoi këtë në një ceremoni ku shtëpia botuese LOGOSA nga Shkupi dhuroi 5 mijë libra për komunitetin Çam.Drejtori i shtëpisë botuese Afrim Gashi u shpreh se këto libra po i dhurohen shqiptarëve kudo që ndodhen në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.Librat iu dhuruan shoqatës “Çamëria” pasi nuk kishte mundësi që ato të shpërndaheshin aty ku ishin dedikuar.