Sarandë, bie tulla nga një pallat në ndërtim, plagoset rëndë një fëmijë 2-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2013, 15:06
Një fëmijë 2-vjeçar është plagosur rëndë sot në qytetin e Sarandës pasi është goditur nga një tullë e cila ka rënë nga një pallat në ndërtim.Sipas informacioneve më të fundit, tulla ra në karrocën ku ndodhej 2-vjeçari me iniciale A.Q, duke e goditur rëndë fëmijën.Menjëherë 2-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Janinës, për një mjekim më të specializuar, ndërkohë që Policia e Sarandës ka arrestuar pronarin e banesës, që po ndërtohej, Anduel Pepa.