Incidenti me dy nxënësit në Elbasan, proçedim penal për mësuesen kujdestare dhe drejtorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2013, 16:45
Policia e Elbasanit nis proçedim penal ndaj dy punonjësve të arsimit të shkollës ‘Muharrem Zela’ në Kukur të Gramshit, pas incidentit me dy nxënësit, ku u plagos njëri prej tyre.Kështu blutë kanë nisur procedim penal ndaj mësueses kujdestare të klasës së 6-të M. Dyrmyshi dhe drejtorit të shkollës N.Kllogeri në akuzën për shpërdorim detyre, ku sipas policisë ata nuk kanë marrë masa për largimin e sendeve të rrezikshme në shkollë.Gjatë ditës së sotme një nxënës u plagos në dorë, pasi u godit aksidentalisht me sëpatë nga shoku i tij, teksa të dy nxënësit ishin duke prerë dru për ngrohje në shkollë.Ndërkaq, nxënësi i plagosur është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku dhe po merr ndihmën mjekësore.