Panariti takon ambasadorin Arvizu: Vullnet për të forcuar lidhjet me fqinjët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2013, 13:21
Ministri i Jashtëm Edmond Panariti është takuar sot me Ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Aleksander Arvizu.Sipas një njoftimi të MPJ-së thuhet si ministri Panariti bisedoi me ambasadorin Arvizu për zhvillimet në rajon dhe ritheksoi edhe njëherë vullnetin e diplomacisë shqiptare për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin me vendet e rajonit në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.Gjithashtu sipas MPJ-së, ministri Panariti diskutoi me ambasadorin Arvizu edhe çështje të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.