Burgaj analizon punën e policisë së shtetit për 2012-ën
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj ka analizuar sot punën e policisë së shtetit për vitin që lamë pas.Në fjalën e tij, Burgaj theksoi se gjatë vitit 2012 janë kryer 125 vrasje me dashje ndërsa janë zbuluar 109 prej tyre ndërsa ka shtuar se janë çuar për ndjekje penale 49 zyrtarë për korrupsion."Gjatë vitit 2012 janë kryer 962 vepra penale në fushën e drogës ndërsa është kapur tre herë më shumë drogë se në vitin 2011. Gjithashtu janë sekuestruar 9.2 milionë euro të aseteve kriminale ndërsa asetet e sekuetruar nga pastrami i parave arrin në shifrën 13 milionë euro nga 7.5 milionë euro që ishte në vitin 2011. Kemi çuar për ndjekje penale 49 zyrtarë për korrupsion ndërsa pjesa tjetër është nën hetim në gjendje të lirë. Sa i përket krimeve të rënda ka pasur 513 krime kundër personit, ku janë zbukuar 494 prej tyre” tha Burgaj.Sipas Burgajt gjatë vitit që lamë pas kanë ndodhur 29 vrasje brenda familjes ndërsa janë evidentuar 223 raste të vjedhjeve me dhunë ku janë zbukuar 50 përqind e tyre.Kreu i policisë së shtetit shtoi më tej se gjatë vitit të kaluar janë kapur 2052 persona të shpallur në kërkim ndërsa ka shtuar se numri i aksidenteve në autostradë kanë shënuar rritje.