Buxhuku: Viti 2013, i vështirë për industrinë

Viti 2013 pritet të jetë një vit shumë i vështirë për industritë vendore për shkak të mungesës së kredive.Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku u shpreh se ky vit do të jetë një vit elektoral dhe për këtë duhet që të merren masa që të ketë sa më shumë likuiditet.Sipas Buxhukut disa prej sektorëve më të prekur prej mungesës së kredive janë industria prodhuese dhe sektori i ndërtimit.Konfindustria mbështeti uljen e normës së interesit  me 0.5 % prej Bankës së Shqipërisë si një mundësi për rritjen e kreditimit për industritë shqiptare.