Ishte dënuar me 25 vite burg për ngjarjen e 9 janarit në Vlorë, arrestohet i shumëkërkuari Zef Marku

Arrestohet i shumëkërkuari Zef Marku, i dënuar me 25 vite burg për ngjarjen e 9 janarit në Vlorë. Shtetasi Zef Marku ishte shpallur në kërkim për trafik të qënieve njerëzore.Më 9 janar të vitit 2004, gomonia me 36 klandestinë u nis në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës.Tragjedia përfundoi me 20 të vdekur dhe 8 të zhdukur. Të gjithë viktimat ishin nga zona e Shkodrës, të moshës nga 15 deri në 33 vjeç.Ndërkaq familjarët vazhdojnë të shprehen të indinjuar nga sistemi i drejtësisë që sipas tyre edhe pse kanë kaluar 8 vite, misteri i tragjedisë nuk është zbardhur ende.