Zhurmues për maturantët, rregullat e reja edhe për ato që kanë pak nxënës

Provimet e maturës nuk janë zhvilluar asnjëherë më parë në këto masa sigurie siç pritet në këtë sezon. Përveç detyrimit për të lënë jashtë dyerve të klasës çdo telefon apo objekt personal, do të ketë edhe zhurmues për të eleminuar kopjimin.Autoritet e arsimit thonë se zhurmuesët bllokojnë çdo valë të celularit duke mos lejuar asnjë maturanët të kopjojë. Për këtë është kontaktuar edhe me një agjensi të huaj ndërsa kjo masë sigurie erdhi si nevojë për të frenuar komunikimin dhe kopjimin me kufje siç ndodhi vitin e shkuar.Përgjegjësi i Sektorit të Monitorimit dhe Vlerësimit të Cilësisë në MASH, Ndriçim Mehmeti tha se një tjetër ndryshim është fakti se në shkolla ku nuk plotësohen numri i maturantëve deri në 150 vetë do të zhvendosen në një tjetër shkollë të afërt.Maturantët e 2013-ës, do t'u nënshtrohen vetëm 2 provimeve me zgjedhje, jo 3 siç u procedua më herët, shuma e krediteve që duhet të plotësojë maturanti nëpërmjet zhvillimit të 2 testeve me zgjedhje është 8 në total, maturantët gjithashtu do të japin 2 provime të detyruara gjuhë shqipe e letërsi dhe matematikë.