Nis rikonstruksioni i rr."Pjetër Bogdani”, Basha: Ndërhyrjet tona shtrihen anembanë qytetit

Në rrugën “Pjetër Bogdani”, Bashkia ka nisur riksonstruksionin dhe për jo më shumë se 6 muaj ky segment do të jetë tërësisht i kalueshëm për qytetarët. Rruga ka qënë e amortizuar dhe qytetartë e drejtuesit e automjeteve kishin vështirësi kalimi. Nisja e punimeve në rrugën "Pjetër Bogdani" dhe "Brigada e VIII", në zonën e ish-Bllokut apo bulevardin "Petro Nini Luarasi" dhe "Rrugën e Dibrës", sipas kryebashkiakut Basha bëjnë të qartë se ky institucion nuk është duke investuar vetëm në periferi, por në rrugët që realisht ka probleme.“Ndërhyrjet shtrihen anembanë qytetit. Përshtypja se këto ndërhyrje shtrihen vetëm në periferi është e gabuar, sikundër përshtypja se qendra nuk ka nevojë për ndërhyrje të thella është e gabuar. Për këtë mjafton të pyesim qytetarët e rrugës “Pjetër Bogdani”, të cilët e dinë fare mirë se në këtë zonë nuk pasur asnjë ndërhyrje thelbësore në 20 vitet e fundit. Sot madje, gjatë takimit me qytetarët m’u vu në dukje se ka rrugë, pikërisht në këtë zonë, ku nuk është ndërhyrë që në vitet ’70, gjë që do të thotë se sfidat tona janë të mëdha, por njëkohësisht është i madh edhe përkushtimi ynë, vendosmëria jonë dhe falë kapaciteteve e vullnetit të ri të kësaj administrate, edhe mundësia jonë për t’u dhënë banorëve të qytetit të Tiranës, në qendër apo periferi cilësinë e munguar të infrastrukturës, që është e pandarë nga cilësia e re e jetës në qytet, si angazhimi im primar si kryetar i Bashkisë” – u shpreh Basha.Me rahabilitimin e kësaj rrugë synohet që të normalizohet trafiku. Ndërsa bashkia ka investuar 40 milionë lekësh dhe asfaltimin e këtij segemnti me gjatësi 540 metra, gjerësi 6 metra dhe trotuarë nga 2 metra.“Përfundimi i punimeve, së bashku me disa prej arterieve kryesore të kësaj zone e cila njihet si ish-zona e Bllokut do u japë banorëve cilësinë e munguar të infrastrukturës, do të përmirësojë drejtpërdrejt cilësinë e jetës së tyre të përditshme dhe do i japë kryeqytetit një arterie të standardit evropian, për sa i përket përshkueshmërisë dhe jo vetëm lagjes ku jep impaktin për banorët. Përkrah planit urbanistik dhe zhvillimeve që ai do të sjellë në hartën e qytetit të Tiranës, në periferi dhe qendër, ne nuk do të ndalim investimet. Nuk do të ndalim investimet edhe aty ku nuk është investuar prej shumë kohësh, sikundër poshtë asfaltit, në zonat kryesore të qendrës ndodhen “infrastruktura” të shkatërruara apo mungesa totale të infrastrukturës, ndaj edhe nevoja për të përparuar me investime publike anembanë qytetit është evidente. Për këtë arsye, sot ndodhemi këtu, për të përparuar me investime, në të njëjtën mënyrë siç bëjmë edhe në periferi, pasi përshtypja se vetëm periferia ka mbetur pa u ndërtuar është thellësisht e gabuar” – theksoi Kreu i Bashkisë Lulzim Basha.