Policia kontroll në banesën e të arrestuarit, gjen sërish vepra arti të vjedhura
Policia e Durrësit ka vijuar operacionin "Antika" të nisur dje në Kakavijë, ku u arrestua Edjon Abazi dhe u sekuestruan një sërë veprash arti.Policia e Durrësit ka ushtruar kontroll në banesën e 24-vjeçarit ku janë gjetur vepra arti të tjera, të vjedhura në objektet e kultit në vendin tonë.Policia e Durrësit ka sekuestruar 16 qypa mesjetarë me madhësi të ndyshme, 11 kolonamermeri antike, 1 kolonë graniti, 25 blloqe gurësh antikë, 1 kornizë mermeri antike, 3 amfora dhe 29 fragmente të restauruaraEdjon Abazi u ndalua dje në Kakavijë pasi iu gjetën një sërë veprash arti të vjedhura të cilat do t`I trafikonte në Greqi.“Më datën 31.01.2013, rreth orës 15.00, Efektivat e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije rreth orës 12.30 gjatë kontrollit në vijën e dytë të bagazheve të pasagjerëve që udhëtojnë në makina të vogla në drejtim të shtetit grek, Edion Abazi, 24 vjeç nga Durrësi që udhëtonte si pasagjer në një autoveturë, në çantën e tij iu gjetën një numër i konsiderueshëm vepra të kulteve fetare, si kryq, piktura, pjesë të ikonostasit, të epitafit etj., vepra të vjedhura në kisha të ndryshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Gjirokastrës ditën e djeshme.Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij trafiku, si dhe origjinën e këtyre veprave apo pjesëtarëve të tjerë të implikuar në këtë trafik.