Zgjedhjet e 23 Qershorit, KQZ cakton selitë e KZAZ-ve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar njësitë administrative ku do të vendosen 89 zona të administrimit të zgjedhjeve në të gjithë vendin.Ky projekt është shoqëruar me debate, pasi përfaqësuesi i PS-së në komsision Genci Gjonçaj propozi që 5 KZAZ-të e Fierit, zona e vetëm ku do të bëhet numërimi elektronik të vendoseshin në bashkinë e Fierit, propozim ky i cili u hodh poshtë ndërsa vendosja e KZAZ-së së Cakranit u vendos në Frakull ndërsa akti kaloi në tërësi me votat e palëve.Po ashtu përfaqësuesi i PS-së, Gjoncaj propozoi që 90 ditë para datës së zgjedhjeve të përcaktohej tërësisht struktura e KZAZ-ve në bashkëpunim me pushtetin vendor, propozim ky që u rrëzua për shkak se ligji elektoral nuk përcakton afate ligjore ndërsa nuk janë hasur problematika më parë për këtë çështje.Kolegji Zgjedhor në mbledhjen e 3 Janarit vendosi numrin 89 për zonat e administrimit të zgjedhjeve.