Botimi i Lëvizjes Shqipëria e Re "Turqia nga fuqi rajonale në supërfuqi botërore"

Lëvizja Shqiperia e Re promovoi librin "Turqia nga fuqi rajonale në supërfuqi botërore" . E vecanta e këtij botimi është përmbledhja e materialeve nga katër agjencitë më prestigjioze dhe kanë në fokus Turqinë e sotme si dhe liderin e tyre Kryeministrin Erdogan.Në fjalën e tij, kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj, tha se ky libër sjell një këndvështrim të mediave më të rëndësishme mbi rritjen ekonomike dhe politike të Turqisë dhe rolin e saj në arenën botërore.Në këtë ceremoni u mblodhën dhjetra miq të Lëvizjes Shqipëria e Re, përfaqësues të trupit diplomatik dhe krerët e Ambasadës turke në Shqipëri. Ky libër vjen si një vazhdim i studimit mbi Turqinë pas librit tjetër, “Turqia e Re e Erdoganit të Madh” .