Vendimi i Kuvendit për mandatet,Vasili: U çliruam nga një debat i gjatë fals
I çliruar dhe i qetë nga një debat i gjatë, shterpë. Këtë ndjesi ka marrë pas seancës së sotme parlamentare zëvendës.kryetari i LSI njëherësh edhe nënkryetar i bashkisë së Tiranës Petrit Vasili, ku Kuvendi votoi rishpërndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit sipas formulës së vitit 2009. Duke e vlerësuar një autogol të madh politik të opozitës, Vasili tha se tashmë nuk është me rëndësi fakti nëse do kemi + apo – një deputet, sesa dalja me alernativa të qarta përballë elektoratit.“Jemi më të gjetë që u mbyll një debat i gjatë dhe jo fiktiv, kishte më shumë artificë brenda. Pati një autogol të madh politik, thithi pa vend energji të medias dhe publikut dhe në fund fare erdhëm në këtë zgjidhje pas mosaftësisë së KQZ për ti dhënë zgjidhje me përgjegjës kryesorë përfaqësuesit e opozitës.Nuk ka ndryshime, është e njëjta shpërndarje si në 2009. Problemi është që të gjithë bashkë të shkojmë tek qytetarët dhe të shpalosim alternativat tona dhe të lëmë debatin + apo – një mandat” tha ai.E ndërsa pritet një kthesë në zhvillimet sa i përket tre ligjeve për statusin me ardhjen e Komisionerit për Zgjerim në BE Stefan Fule të hënën, Vasili e vlerëson si një mundësi të artë, e cila duhet shfrytëzuar.“Europa ka thënë qartë se e marrin cështjen e Shqipërisë në cdo moment që ne miratojmë tre ligjet. Fule vjen për të bindur opozitën dhe jo mazhorancën. Në teori është vizitë e lehtë, opozita nuk ka shprehur rezervat për ligjet. Janë tre ligje shumë të rëndësishme, që jo më kot na i kërkon Europa. Fule vjen u shpjegon se nga ngërce të tilla dëmtohet vendi, opozita, pra nuk ka të fituar.Europa po kalon dhe vetëveten e saj në këndvështrimin e dashamirësisë. Besoj se është një mision në momentin e duhur, është një mundësi e artë që duhet shfrytëzuar” u shpreh Vasili.Për të mbetur sërish tek zgjedhjet 2013, elektorati shqiptar sipas Vasilit gjendet përballë mungesës së theksuar të platformave të qarta nga subjektet politike, me përjashtim të LSI, që sipas tij ditë pas dite po u shpalos qytetarëve ide konkrete për të ecur më shpejt drejt zhvillimit.“Lidhur me platformat, s’kam parë akoma dicka të tillë, kam parë kriticizëm ndaj asaj cka bërë qeveria, por jo alternativë. LSI ka shpalosur programin dhe idetë e saj në aktivitetet e bëra, si për punësimin psh. LSI nën moton të ecim më shpejt po paraqet alternativa të vazhdueshme, ekonomia dhe punësimi do vazhdojnë të jenë themelet apo shtyllat e programit tonë. Dëgjojmë që thuhet do hapen 300.000 vende pune, Administrata shtetërore smund të hapë 300.000 vende pune sic deklaron PS. Duhet vazhduar një rrugë reformimi e njëpasnjëshme, programi ynë është konstruktiv dhe mundëson realizim dhe konkretizim të shpejtë të tij. Bashkëjetesa me staniacionet nuk e con vendin përpara” tha më tej Vasili.Petrit Vasili shprehet se vend për të kritikuar ka në dy frontet politike, si mazhorancën ashtu edhe opozitën, pavarësisht kësaj LSI me bashkëndarjet dhe jo të përgjegjësisë së qeverisjes me PD del para elektoratit me bilancin pozitiv të arritjeve gjatë mandatit dhe me një ofertë të qartë për një mandat tjetër.“Problemi është cilat janë gjërat që zgjidhi LSI. U arrit liberalizimi i vizave. Ka elementë të tjetër qoftë kur kemi qenë pjesë e drejtëpërdrejtë e qeverisjes, ashtu edhe në votimin e ligjeve me rëndësi në Kuvend. Krahas kësaj do u themi cdo të bëjmë për të ardhmen. Në politikë ka bashkëpërgjegjësi dhe përgjegjësi të ndara.Kemi shpëtuar vendin nga një kaos i një krize të egër ekonomike që ka mbërthyer Europën. Kritika ka edhe ndaj opozitës, jo vetëm ndaj mazhorancës. Nuk druhemi nga të pakënaqurit e majtë, e kemi bërë testin në 2011, u rrit gati 60%. LSI nuk shkon në zgjedhje për tu testuar” përfundoi Vasili.