Vetëvaret adoleshentja në Kurbin, dyshohet nga depresioni

Një adoleshente i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në Kurbin. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Mali i Bardhë, ku është vetëvarur me litar në oborrin e banesës së saj 17- vjeçarja me iniciale A.L.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ku nga hetimet paraprake të tyre dhe mbledhjes së dëshmive nga familjarët dyshohet se 17-vjecarja vuante nga depresioni. Ndërkaq nga ana e bluve vijiojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që e kanë cuar të renë në vetëflijim.