Vatikan, dy Papë denoncojnë braktisjen e të moshuarve

Vatikan - Shumë të moshuar, përfshirë paraardhësin e Papa Franceskut, Papa Benediktin, morën pjesë sot në një tubim në Vatikan, ku Ati i Shenjtë denoncoi neglizhencën dhe braktisjen e moshës së tretë, duke e kosnsideruar një eutanazi të kamufluar.Papa Francesku iu drejtua 40 mijë personave të mbledhur në Sheshin Shën Pjetër, duke u shprehur se shtëpitë e të moshuarve nuk duhet të lejohen të kthehen në burgje për këtë kategori të shoqërisë.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sot në botë janë mbi 600 milionë persona mbi 60-vjeç dhe kjo shifër pritet të dyfishohet gjatë 11 viteve të ardhshme dhe të arrijë dy miliardë deri në vitin 2050.Kjo është hera e tretë që nga dorëheqja në shkurt të vitit 2013, që Benedikti, 87-vjeç, merr pjesë në një ngjarje publike. I veshur me një pallto të bardhë, ai qëndroi rreth një orë për të dëgjuar të moshuarit të flasin për jetën e tyre dhe fjalimin e pasardhësit të tij.Benedikti është Papa i parë që jep dorëheqjen në gjashtë shekuj. Papa Francesku, 77 vjeç, përqafoi ngrohtësish paraardhësin e tij të vjetër dy herë gjatë shërbimit dhe i tha turmës që prezenca e Benediktit në Vatikan, i cili tani ka titullin "Emeritus", ishte të kishe një gjysh të mençur në shtëpi. Francesku deklaroi se dhuna ndaj të moshuarve është aq çnjerëzore sa ajo ndaj fëmijëve.Oranews.tv