Ndarja e mandateve nga Kuvendi, AK: Ndërkombëtarët të ndalin kasapin e votës së lirë
Aleanca Kuq e Zi reagon ashpër për ndarjen e mandateve nga Kuvendi sipas skemës së vitit 2009. Përmes një deklarate për mediat Aleanca Kuq e Zi i cilëson atentatorë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë 72 deputetët e Parlamentit shqiptar që votuan pro ndarjes së mandateve nga Kuvendi dhe jo Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.Për Aleancën Kuq e Zi koalicioni i tradhëtarëve po shkatërron zgjedhjet e 23 qershorit, duke e kthyer vendin shumë vite pas ku zgjedhjet nuk kanë gëzuar asnjëherë standarte demokratike.“Kuvendi shpërfilli mesazhin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Z.Alexandër Arvizu për këtë cështje kaq të ndjeshme për të ardhmen e vendit dhe themelet e demokracisë”thuhet në deklaratën e AK-së.Aleanca Kuq e Zi deklaron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e këtij vendimi që cënon rëndë themelet e demokracisë dhe ku shqiptarëve i mohohet e drejta për të votuar si barabartë.“Me standartin e miratuar nga Kuvendi dy vota në Tiranë janë të barabarta me një votë në Tropojë. Aleanca Kuq e Zi i drejton apel insitucioneve ndërkombëtarë që veprojnë në Shqipëri që të reagojnë për këtë vendimarrje të “kasapit” të votës së lire” përfundon AK.Parlamenti ka votuar sot rishpërndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit sipas formulës së vitit 2009.Shpërndarja e mandateve u miratua me 72 vota pro dhe 63 kundër dhe 1 abstenim ndërsa seanca plenare u shoqërua me debate dhe akuza të ndërsjellta nga të dyja palët.