Punimet e Bashkisë së Tiranës, rikonstruktohet rruga “Agush Gjergjevica”

Bashkia e Tiranës vazhdon më tej inspektimet në kryeqytet, duke u ndaluar këtë herë në rikonstruksionin e rrugës “Agush Gjergjevica”, në zonën e Urës së Shkozës.Kreybashkiaku Lulzim Basha theksoi se punimet e ndërmarra më parë në kohë fushatash elektorale në këtë rrugë janë lënë në mes dhe nuk kanë qenë cilësore.Rruga, e cila ka një gjatësi prej 1.8 km do u shërbej 5000 banorëve të kësaj zone, do të jetë brënda standardeve europiane, me zëvendësimin e mureve të shtëpive me kangjella.Projekti, i cili ka një vlerë prej 94 milion lekësh edhe pse në kontratë është nënshkruar të përfundojë brenda 10 muajve, sipas Bashës ai do të mbyllet 2 muaj më parë.Gjithashtu përsa i përket punimeve në urën e Shkozës, Kryebashkiaku pohoi se mbi të janë bërë ndërhyrje të shpeshta dhe pritet të fillojnë punimet e mëtejshme.