Akreditimi i spitaleve, Tavo: Proçesi duhet të mbyllet para marsit
Spitalet do të nisin akreditimin, pra do tu vërtetohet plotësimi i standardeve në shërbimet që ofrojnë , përpara se ligji i ri sigurimeve shëndetësore të hyjë në fuqi edhe për privatët.Tarifat e akreditimit është më të lartë për Qendrën Spitalore "Nënë Tereza", Spitali i Mushkërive "Shefqet Ndroqi" dhe dy maternitetet e Tiranës vlerësuar më 400.000 lekë, 100.000 lekë më shumë më shumë se 12 spitalet e tjera të vendit si dhe spitalet private. Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, urdhëroi qartë drejtuesit e spitaleve se nuk do të tolerohen nëse nuk bëhen pjesë e këtij proçesi.Nëpërmjet akreditimit pacientët do të kuptojnë se në cilën spital mund të marrin shërbimin më të mirë. Isuf Kalo, drejtori i Qëndrës Kombëtare të Akreditimit tha se do të zhduken nga harta spitalet që nuk janë efiçente dhe se akreditimi nuk është me dëshirë, por me detyrim për të gjitha institucionet e shëndetit.Sipas vendimit, të ardhurat e mbledhura nga tarifat për procesin e akreditimit do të derdhen 50% në buxhetin e Qendrës Kombëtare të Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore dhe 50% në buxhetin e shtetit. Ndërsa ky proçes do të shërbejë edhe si një çertifikatë vlerësimi në varësi të performancës dhe punës së spitaleve.