Thesaret e Trashëgimisë ekspozohen në Muzeun e Torinos në Itali

Ekspozita me titull "Thesaret e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare" ka shtegtuar drejt Muzeut të Artit Antik në Palazzo Madama, në Torino.Objektet e trashëgimisë shqiptare i kanë ofruar publikut artëdashës torinez disa prej veprave më të njohura e më të rëndësishme të trashëgimisë sonë historike dhe kulturore që nis në epokën parahistorike dhe përfundon në mesjetën e vonë, duke ngjallur një interes të lartë tek qytetarët dhe mediat e shumta.Sipas kuratorit të saj, drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës Apollon Baçe, ekspozita është e veçantë pasi përbën një risi në llojin dhe përmasat e saj, një herë të parë në historinë e shtetit shqiptar.Gjate vizitës kryetari i bashkise se Torinos Piero Fasino dhe ish-kryeministri Massimo Dalema shprehën vlerësimin e tyre për vlerat e larta të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe bindjen se ato do t’i shërbejnë njohjes më të mirë reciproke mes italianëve dhe shqiptarëve, si edhe nxitjes së turizmit kulturor drejt vendit tonë.Ekspozita e organizuar nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Kulturës e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën shqiptare në Romë dhe Ministritë homologe në vendin fqinj ka ngjallur interes dhe do të qëndroje e hapur deri në 7 prill të këtij viti.