Gala Operistike në TOB sjell operat më të mira vendase dhe të huaja

Fragmente nga opera të ndryshme që mbajnë firmën e autorëve shqiptarë si Preng Jakova, por dhe atyre të huaj si Puçini e Verdi kanë qenë pjesë e repertorit të mbrëmjes gala operistike në TOB.Emrat e solistëve më të njohur operistikë janë ngjitur në këtë skenë duke interpretuar arie të famshme nën shoqërimin e Orkestrës Simfonike të Operas dhe Baletit të drejtuar nga dirigjenti Edmond Doko.Drejtori i këtij teatri, Zhani Ciko, tha se ky vit do të përmbledhe krijimet më të mira , në kuadër të 60-vjetorit të themelimin te TOB.Artistë të tillë si baritoni Ylber Gjini, sopranoja Eva Golemi, sopranoja Marjana Leka, por dhe Vikena Kamenica, Armaldo Kllogjeri i kanë dhënë ngjyra kësaj shfaqe. Gala operistike ka shënuar edhe hapjen e sezonit artistik 2013 në TOB.