Alketa Ramaj, fituese e çmimit Onufri 2012
Kjo është një strukturë e thjeshtë mbajtëse pemësh si të gjitha të tjerat, por nga kuptimi dhe mesazhi që i ka dhënë autorja Alketa Ramaj, kjo skulpturë në gips dhe kjo foto janë fituese të çmimit të parë dhe të vetëm të edicionit të XIX të konkursit Onufri 2012-të.Sipas anëtarëve të jurisë punimet e paraqitura ishin pothuajse të njëjta dhe vecantia e prezantimit të autores Ramaj qëndron në mesazhin që ajo përcjell: ngritjen e mekanizmave rregullatorë dhe jo shpërbërjes së tij, mesazh i cili merr vlerë në një vend si Shqipëria që shpesh duket si viktimë e keqkuptimit të lirisë së individit dhe mungesës së një rendi rregullator.Vetë autorja Ramaj nuk ka qenë prezent për të ndarë momentet emocionuese pasi ndodhej jashtë Shqipërisë. Këtë herë ekspozita është ngritur mbi titullin "Ndoshta të ëndërrosh" ku kanë marrë pjesë 8 artistë me kurator italianin Daniele Capra.