Digjet një pikë karburanti në Pogradec, shkak çarja e tubit të gazit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2013, 17:16
Ka mundur të kthehet në një tragjedi, por fatmirësisht ka përfunduar pa të plagosur apo viktima.Një pikë karburanti në hyrje të qytetit të Pogradecit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Burime nga policia bëjnë me dije se shkak i zjarrit është bërë çarja e tubit të gazit të kamionit që po e furnizonte këtë pike.Zjarri në karburant ka rrezikur seriozisht dhe banesat përreth, por ndërhyrja e shpejtë e zjarrëfikësve nuk lejoi përhapjen e flakëve, ndërsa dëmet materiale të shkaktuara në karburant mësohet se janë të konsiderueshme.Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.