Trafikonte vepra arti drejt Greqisë, arrestohet në Kakavijë

Vijojnë operacionet e Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër në drejtim të goditjes së trafiqeve të paligjshme që tentojnë të zhvillohen nëpërmjet pikave të Kalimit kufitar për në Greqi. Policia Kufitare ka sekuestruar në Kakavije një numër të konsiderueshëm vepra arti të vjedhura në objektet e kultit në vendin tonë.Gjate mesdites se sotme efektivat e Policisë Kufitare gjatë kontrollit të bagazheve të pasagjerëve që udhëtojnë në makina të vogla në drejtim të shtetit grek, një shtetasi nga Tirana që udhëtonte si pasagjer në një autoveturë, iu gjetën një numër i konsiderueshëm vepra të kulteve fetare në çantën e tij, si kryq, piktura, pjesë të ikonostasit, të epitafit, etj, vepra këto të vjedhura në kisha të ndryshme.Policia Kufitare ka bërë bllokimin e poseduesit të këtyre veprave, Edjon Abazi, 23 vjeç nga Durrësi dhe ka njoftuar grupin hetimor i cili ka mbërritur menjëherë në vendngjarje së bashkë me Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij trafiku dhe origjinën e këtyre veprave si dhe të pjestarëve të tjerë të implikuar në këtë trafik.