Hapet drita jeshile për linjën e interkonjeksionit me Kosovën
Hapet drita jeshile për linjën e interkonjeksionit me Kosovën. Këtë e ka pranuar vetë ambasadorja gjermane Karola Myler Holtkemper. Sipas diplomates gjermane shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje për linjën e interkonjeksionit Shqipëri- Kosovë.Sapo fola me ministrin e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës dhe ai më siguroi se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje për këtë linjë të trasmetimit të energjisë Kosovë-Shqipëri.Pavarësisht problemeve në këtë projekt amabasada gjermane vijon që të investoj në sektorin e energjisë. Sipas ambasasdores gjermane në shkurt do të nis ndërtimi i linjës unazore që do të lehtësoj furnizimin me energji për jugun e Shqipërisë.Qeveria gjermane dhe KFV do të japin 49 milion euro për ndërtimin e linjës unazore të shpërndarjes së energjisë në pjesën jugore të Shqipërisë. Projekti është i ndarë në dy lote i pari parashikon ndërtimin e linjës që fillon nga Vlora deri në Sarandë dhe pjesa e dytë parashikon rehabilitimn e linjës duke filluar nga Korça, Erseka, Përmeti deri në Tepelenë. Projekti do të nisë në Shkurt dhe pritet që të përmirësoj furnizimin me energji për këto qytete.Marrëveshja u nënshkrua prej kreut të OST Arben Ibroja dhe drejtorit të Energoinvest. Sipas Ibros ky projekt do të ndikoj në përmirësimin e furnizimit me energji në zonat turistike.Marrrëveshja për linjën unazore të jugut u nënshkrua pas takimit të kryeministrit të Bosnje-Hercegovinës me Zv.kryeministrin dhe ministrin e METE Edmond Haxhinasto.