Si Gërdeci, në Bullgari shpërthen fabrika e eksplozivit, 15 të vdekur VIDEO

Sofje - Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e dy shpërthimeve në një fabrikë eksplozivi në veri të kryeqytetit Sofje.Kreu i forcave mbrojtëse cilive Nikolai Nikolov tha se nuk ka shenja jete në vendin e shpërthimit.Tre gra, të cilat ndodheshin në ato momente në afërsi të fabrikës u plagosën, por u dërguan menjëherë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.Punëtorët e fabrikës thonë se nuk janë në gjendje të hyjnë në fabrikë, pasi i tremben shpërthimeve të tjera. Megjithatë, zyrtarët e ministrisë së Brendshme vizituan fabrikën brenda natës, duke injonuar urdhërat dhe rregullat, duke u shprehur se nuk arritën të gjenin të mbijetuar.Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 17:00 të mërkurën e 1 tetorit, dhe i dyti më i madh në orën 21:45.Fabrika ndodhet 120 km në veri të Sofjes dhe shkatërron rezervat e municioneve të vjetëruara për ushtrinë bullgare. Disa media thonë se aty trajtohen edhe armët apo eksplozivet nga Greqia.Shkaku i shpërthimit është i paqartë, por sipas informacioneve të mediave vendase, 10 ton kimikate me nivel të lartë shpërthyes po rueheshin në fabrikë.Avione po fluturojnë në zonë dhe qeveria ka vendosur të dërgojë një ekip të pajisur me makina të blinduara për të monitoruar situatën.Ky nuk është shpërthimi i parë në fabrikë, pasi të tjera kanë ndodhur edhe në 2007 dhe 2010, por qe kanë shënuar vetëm të plagosur dhe jo viktima.