Ebola frikëson amerikanet, i heqin fëmijët nga shkolla
Prindërit në Dallas të Texasit kanë nisur të tërheqin fëmijët e tyre nga shkollat, pasi guvernatori Rick Perry dekalroi se disa fëmijë kanë rënë në kontakt me pacientin e parë të diagnostikuar me virusin vdekjeprurës Ebola në Shtetet e Bashkuara të Amerikës."Kam marrë një telefonatë se pesë studentë të ndryshëm nga pesë shkolla të ndryshme kanë pasur kontakte me pacientin të prekur, dhe njëri prej tyre ndohet në shkollën ku është edhe fëmija im. Ndaj kam ardhur ta marr në shtëpi , si masë paraprake.”Autoritetet e shëndetësisë së Texasit thanë se të paktën 18 persona përfshirë pesë fëmijë, kanë pasur kontakte me pacientin e prekur me Ebola, pasi ky i fundit është kthyer nga Liberia. Kurse drejtoi i shkollës Independent në Dallas, Mike Miles thotë se nuk ka arsye per t’u alarmuar, pasi shkolla ka marrë të gjtiha masat. Rasti i Ebolas në Dallas ka rritur frikën së virusi mund të përhapet gjerësisht në Shtet e Bashkuara, por autorietet thonë se sistemi shëndetësor amerikan është shumë i përgatitur për të mbajtur nën kontrroll sëmundjen.Ndërkaq një pacient është vendosur në izolim në Qendrën Mjekësore të Honolulusë në Hawaii. Autorietet po bjnë analizat dhe testet e nevojshem për të konfimruar nëse pacienti është I prekur nga virusi, edhe pse simptomat flasin për Ebolan. Sa I perket Afrikës Perëndimore sitiata është alarmante, ku deri tani 3.338 persona kanë humbur jetën. Ndërkohë Liberia, Sierra Leone dhe Guinea janë në gjendje alarmante. Në Sierra Leone, sipas organizatës Save the Children , vetëm javën e kaluar janë shënuar 765 raste të reja të Ebolas , ndërsa vendi ka vetëm 327 shtretër.