Protestat në Hong Kong, solidaritet në SHBA dhe Filipine
Teksa Hong Kongu u zgjua të enjten për të qetësuar rrugët e mbuluara me protestues, në Nju Jork qindra demonstrues u mblodhën në Times Square në shenjë solidariteti me ta. Qindra kinezë dhe amerikano-kinezë këndonin këngë në përkrahje të të ashtuquajturit “Umbrella revolution”.Protestat e solidaritetit në mbështjetje të studentëve të Hong Kongut janë më të mëdhatë të mbajtura deri tani, por nuk kanë munguar edhe në Londër, Filipine dhe Tajvan. Rreth 5000 persona u mblodhën në Sheshin e Lirisë në Taipei. Edhe pse ka një demokraci të kosoliduar, Tajvani po ndjek me vëmendje ngjarjet e Hong Kongut, pasi Kina e konsideron ende një provincë të saj. Gjithashtu 1200 persona u mblodhën në Makau, ish-koloni portugeze, por rajon nën administrimin e Kinës, në mbështjetje të protestuesve të Hong Kongut.Në Londër, qindra protestues u mblodhën jashtë ambasadës kineze, duke ngritur edhe disa çadra që janë bërë simbol i demonstratave të Hong Kongut. Ndërkaq dhjetra aktivistë kanë demonstruar në Manila të filipineve të enjten në mbështetje të protestuesve që kërkojnë demokraci.Turma marshoi drejt konsullatës kineze me çadra dhe pankarta ku shkruhej “Hong Kong bëju i fortë”. Protestat pro-demokratike në Hong Kong janë quajtur "Revolucioni i çadrave”, pasi protestuesit kanë mbajtur çadra për të mbrojtur veten nga gazi lotsjellës i përdorur nga policia, fundjavën e kaluar. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e liderit të Hong Kongut, Leung Chun-ying dhe i kanë kërkuar Kinës të vendosë demokracinë e plotë në mënyrë që qyteti këtë liri të plotë për të zgjedhur liderin e tij.Oranews.tv