Petro Koçi: Monumenti i “Dy gishtave”, i shtrirë përtokë si kërmill

Monumenti i “Dy gishtave”, i shtrirë përtokë si kërmill. Kështu e ka quajtur , kreu i PSV 91 Petro Koçi monumentin që u prish nga qeveria në qytetin e Kavajës. I ftuar në Ditë e Re, në Ora News me Enkel Demin, Petro Koçi u shpreh se kjo nuk është një çështje me prapavijë politike, sepse do të ishte në dëm të mazhorancës.“Unë nuk është se jam arkitekt apo artist i fushës, megjithatë ai lloj simboli i shtrirë përtokë në formën e një kërmilli, mua nuk do më pëlqente. Mendoj se është një çështje më shumë sesa politike, profesionale. E supozojmë se është një çështje politike siç thotë opozita, atëhere kjo nuk do të ishte në favor të mazhorancës, por do të ishte në favor të opozitës, pra kjo nuk do të çonte dot ujë te mazhoranca do të çonte te mulliri i opozitës. Nuk mendoj se janë kaq budallenj te mazhoranca sa ta bëjnë këtë. Pra unë mendoj se nuk ka një produkt politik kjo, nëse do të ishte një provokim i paragjykuar apo i paravendosur”, u shpreh Petro Koçi.Edhe pse jashtë Parlamentit të Shqipërisë, Petro Koçi i ka bërë edhe një analizë të shkurtë, situatës politike në vend, duke u ndalur më tepër në atë çka po ndodh në Parlamentin shqiptar. Kreu i PSV 91 është shprehur se modeli “Topalli” në Parlament, nuk ekziston më, ndërsa bojkotin e opozitës e quan të pajustifikueshëm.“Nuk ka motive të justifikueshëm për bojkot. Jeta parlamentare si seancë është krejt e ndryshme nga më pare, është me i hapur dhe me tolerant. Ne kemi zotin Berisha që i tejkalon normat e rregullores, si përfaqësues i opozitës tashmë. Nga dukuritë e mëparshëm, ku deputetet shkarkoheshin kot së koti, mbyllej fjala deputetëve të opozitës, pra kam parasysh këtu modelin “Topalli”. Tashmë kemi një model tjetër.“Ndërsa marrëdhëniet pozitë-opozitë në përgjithësi, Petro Koçi i konsideron si të zakonshme në të gjitha vitet e pluralizmit politik. Tensionin mes dy forcave politike ai e quan si të lidhura nga interesa politike të ditës.“Po ndodh ajo që ka qenë e zakonshme në të gjitha vitet politik të pluralizmit. Përgjithësisht i kemi pasur këto marrëdhënie të tensionuara pozitë –opozitë , këto janë të kondisionuara nga interesat politike të ditës sesa nga interesat politike perspektive kombëtare apo intersa qe lidhen me ndërgjegjen shtetërore të politikës. Përgjithësisht shikohen ato interesat e çastit partiake, dhe mendoj se opozita ka zgjedhur një mjet ekstrem, bojkotin kaq të gjatë”, deklaroi Koçi.ex/oranews.tv/