“Të shtatat” e historisë!

Një komision i caktuar për të rishkruar historinë ka marrë përsipër një nga detyrat më delikate dhe më të debatuara në Shqipëri që pas vitit 1990.Ajo që vlen të përmendet është se që në fillim se ky komision duket i kontestuar.Siç ndodh me cdo komision që ngrihet në Shqipëri rregulli është që cdokujt ia gjejnë edhe “një qime floku brenda vezës së zier”, rrjedhimisht për ta quajtur nul atë dhe vetë komisionin në të cilin bën pjesë.Dhe në një vend si ky i yni ku çdo gjë hidhet me lehtësi poshtë dhe po me aq lehtësi përdhoset dikush, afërmendsh që kështu mund të ndodh edhe me 7 anëtarët e komisionit që në një farë mënyre janë shpallur edhe si shpëtimtarë të historisë së Shqipërisë.Në fakt ka një kujdesje që cdokush në këtë komison të kontestohet sa më pak dhe pikërisht për këtë zgjidhja është gjetur duke mos angazhuar asnjë shqiptar për të rishkruar dy periudhat më të diskutueshme, ajo e Luftës së Dytë Botërore dhe ajo e kohës së komunizmit.Por a janë dy të huajtë e komisionit pa ndonjë problem?Pa e ilustruar me humor për të cilën disa që nuk u kanë lexuar ansjë libër ia shkruajnë emrat gabim si Bernard në vend të Bernd Jurgen Fisher dhe Shëneke në vend të Michael Schmidt Neke, ata mbeten të huaj dhe duket se përballë kompleksitetit ndaj të huajve ne duhet ti pranojmë si më të mirë se shqiptarët dhe kaq.I ngjan një reklame qesharake në autostradën Tiranë-Durrës e cila lajmëron shqiptarët se aty shitet pishë suedeze kur të gjithë e dimë se pisha shqiptare është shumë herë më e mirë, por mes asaj dhe suedezes së huaj, kjo e dyta duket më e pëlqyer.Një kompleksitet që të bën të qeshësh e të qash. Të dy gjermanë, njëri me orgjinë dhe jeton në SHBA dhe tjetri gjerman safi dhe jeton në Gjermani. Të dy cilësohen si studiues shumë të mirë të historisë së Shqipërisë dhe me veprat e tyre në një farë mënyrë na kanë iluminuar shumë sidomos në kohra që vetëm për të shkruar historinë nuk na ka shkuar në mend.Por a është e mjaftueshme kjo?Unë po marr vetëm një detaj që në dukje është i parëndësishëm por që të habit se si për autor ka një nga këta studiues të huaj që do shkruajnë për Shqipërinë.Në librin e tij “Lufta e dytë Botërore në Shqipëri” Fisher ilustron se Tomorri është mali më i lartë në Shqipëri. Edhe një nxënës në shkollë elementare do qeshte me këtë gafë të profesorit. Dikush mund të mos ta marrë si dicka serioze me idenë se ai do merret me problem të mëdha dhe jo me cilërrima se kush është mali më i lartë e kush është mali më i vogël.Por ama ne kemi të drejtë të themi se profesori amerikan mund të jetë adapi që do shpëtojë historinë tonë, por ama që Tomorrin e ngatërron me Korabin? Ai mund të mos jetë i kontestuar politikisht por ama profesionalisht ka dilema që çke me të.Ne po mësohemi më këtë lloj protektoiati të huaj. Kombëtaren e futbollit na e drejton një i huaj, doganat na i monitorjnë të huajtë, bankën po kërkojmë të na e drejtojnë të huajtë. Tani, edhe historinë do na e shkruajnë të huajtë.E kuptojmë shumë mirë konceptin e qeverisë dhe kryeministri Rama por në rastin e historisë më e mira se sa të na e shkruajë një i huaj është se ne si shoqërsi duhet ta pranojmë këtë histori jo si mall importi e pranuar me konsensus por si një histori reale të padyshuar pa ngarkesa e pa mllefe.Kjo do të ishte historia më reale e rishkruar. A do jenë Bernd Jurgen Fisher dhe Michael Schmidt Neke shpëtimtarët e historisë së Shqipërisë?Sot nuk e dimë përgjigjen e kësaj pyetje. Kështu në këtë mënyrë një komision me 7 anëtarët që do synojnë të rishkruajnë historinë rrezikojnë të kthehen në të shtatat e historisë. E duke qenë se kjo është përpjekja e fundit serioze për ta rishkruar historinë mjerë ne nëse ndodh kjo!