Ish-Kancelari gjerman Shrëder: Sanksionet ndaj Rusisë, të gabuara

Gjermani - Sanksionet ndaj Rusisë janë të gabuara dhe konflikti në Ukrainë mund të zgjidhet vetëm politikisht, duke i qendruar besnik marrëveshjes së Minskut. Kjo është këshilla që ish-kancelari gjerman, Gerhard Shrëder, i jep perëndimit.Shrëder, i cili është Presidenti i bordit drejtues i një koorporate ku gjiganti rus i gazit, Gazprom, zotëron 51% të aksioneve, ishte i pranishëm në një eveniment në veri të Gjermanisë për “Ditën e Rusisë”, në Rostok, ku mori pjesë gjithashtu edhe ambasadori rus në Gjermani.Ish-kancelari tha: “Kemi nevojë për zgjidhje diplomatike dhe politike për konfliktin në Ukrainë. Mua më duket se deri tani po bëhen të gjitha prpjekjet për t’I qendruar besnik marrëveshjes së Minskut, të cilën e kanë aprovuar si presidenti, ashtu dhe kryeministri rus. Kjo është rruga për të arritur te heqja e sanksioneve, të cilat, për mendimin tim, janë të gabuara. Të paktën kështu shpresoj që të ndodhë”.Shrëder ka qenë nismëtar i marrëveshjes së gazit mes Gjermanisë dhe Rusisë dhe sipas tij Perëndimi nuk mund të mos shohë nga lindja. “Europa ka nevojë për partner të fortë. Ne europianët nuk mund t’ia lejojmë vetes që shtete si Turqia apo Rusia të largohen nga Europa politikisht, kulturalisht dhe ekonomikisht. Por kjo është tendenca e kohëve të fundit dhe kjo përbën rrezik të madh për Europën dhe Gjermaninë”, u shpreh Shrëder.“Sanksionet kanë pasoja për kompanitë europiane dhe gjermane, sidomos ato të vogla dhe të mesme në Gjermaninë lindore që kanë mjaft treg në Rusi”.Janë pikërisht marrëdhëniet tregtare mes Europës dhe Ukrainës që kanë rritur tensionet me Rusinë. Dhe shefi i komisionit europian, Hoze Manuel Barroso, i bëri të ditur presidentit Putin se ndryshimin e gjërave e kanë në dorë vetëm Brukseli dhe Kievi. Putin kërkon që Rusia të jetë e pranishme në bisedimet mes palëve, pasi pretendon se marrëveshja dëmton ekonominë e vendit të tij. Por nëpërmjet një letre të lëshuar nga zyra e tij, Barroso, e mohoi një mundësi të tillë, pasi kjo nuk është në linjë me ligjet ndërkombëtarë për marrëdhëniet dypalëshe.Oranews.tv